Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AVANÍS vep., ~A, ~UR kal. Bëj mizori, bëj kërdi, sillem me egërsi, veproj pa mëshirë. Avanis të pafajshëm. Avanis çdo gjë që i del para.✱Sin.: tiranizoj, shtyp, egërsoj, tmerroj, g…
Shfaq përkufizimin e plotë →AVANÍSHT ndajf. Në mënyrë mizore e barbare. U soll avanisht. Shkatërruan avanisht fshatin.✱Sin.: mizorisht, egërsisht, pamëshirësisht, tmerrësisht, barbarisht, tiranisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →AVÁN,~E mb., vjet. Që është mizor e i pamëshirshëm, që sillet keq e egër me këdo. Burrë avan. Sjellje avane. Qëndrim avan. Me sy avan.
Shfaq përkufizimin e plotë →AVÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Njeri mizor, që është i pamëshirshëm, ai që sillet keq e egërsisht me njerëzit. Avan i paparë. Ata janë avanë. Avan i pashpirt. Sjellje avani. Shpirt a…
Shfaq përkufizimin e plotë →AVANBÉG/E,~JA f. sh. ~E, ~ET tek. Vinç i tonazhit të rëndë për ngritjen e shtyllave dhe të kapriatave metalike me përmasa të mëdha.
Shfaq përkufizimin e plotë →AVANCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Përparim, zhvillim, ngritje në një shkallë më të lartë karriere, teknologjie, njohurie, aftësie ose shkathtësie, ecje ose lëvizje përpara. Avanci…
Shfaq përkufizimin e plotë →AVANC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr. 1. jokal. Përparoj. Avancoj me shpejtësi. Avancoj drejt... në drejtim të...2. kal. Shkurtoj kohën e parashikuar për të bërë diçka, afroj afatin e pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →AVANCÚAR (i, e) mb. Që ka përparuar, që është zhvilluar ose që është ngritur në një nivel më të lartë në karrierë, në aftësi, në teknologji; që ka përmirësuar gjendjen e tij shoqër…
Shfaq përkufizimin e plotë →AVÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. fin. Pagë ose diçka tjetër që merret para kohës së caktuar; paradhënie, pagesë paraprake. I jap avancë. Marr avancë. Kthej avancën. Avancë me ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →AVANGÁRD,~E mb. Që është në ballë të ndryshimeve dhe risive (artistike, kulturore, politike, teknologjike etj.), që sfidon traditat dhe marrëveshjet ekzistuese, që është nismëtar, …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë