Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AVANGARDÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është në ballë të ndryshimeve novatore dhe që sfidon normat dhe marrëveshjet ekzistuese në fusha të ndryshme, si art, kulturë, politikë, arkitekturë, teknologji etj. Avangardiste në arkitekturë. Avangardiste krijuese. Avangardiste e angazhuar politikisht. Avangardiste eksperimentuese. Punimet e disa avangardisteve.
✱Sin.: pararojë, nismëtare, prijatare, risimtare, pioniere, pararendëse, novatore.
AVANGARDÍST,~E mb. Që ka të bëjë me avangardën, që i përket avangardës, i avangardës. Film avangardist. Artiste avangardiste. Lëvizja politike avangardiste. Idetë avangardiste. Njerëz avangardistë.
✱Sin.: pararojë, nismëtar, prijatar, risimtar, pionier, pararendës, novator.
AVANGARDÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është në ballë të ndryshimeve novatore dhe që sfidon normat dhe marrëveshjet ekzistuese në fusha të ndryshme, si në art, kulturë, politikë, arkitekturë, teknologji etj. Avangardisti i skulpturës shqiptare. Avangardist origjinal. Avangardist në stil dhe në përmbajtje. Avangardistët radikalë.
✱Sin.: pararojë, nismëtar, prijatar, risimtar, pionier, pararendës, novator.
AVANGÁRD,~E mb. Që është në ballë të ndryshimeve dhe risive (artistike, kulturore, politike, teknologjike etj.), që sfidon traditat dhe marrëveshjet ekzistuese, që është nismëtar, …
Shfaq përkufizimin e plotë →AVANGARDÍST,~E mb. Që ka të bëjë me avangardën, që i përket avangardës, i avangardës. Film avangardist. Artiste avangardiste. Lëvizja politike avangardiste. Idetë avangardiste. Nje…
Shfaq përkufizimin e plotë →AVANGARDÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është në ballë të ndryshimeve novatore dhe që sfidon normat dhe marrëveshjet ekzistuese në fusha të ndryshme, si në art, kulturë, politikë, arki…
Shfaq përkufizimin e plotë →AVANGARDÍZ/ËM,~MI m. 1. Lëvizje, rrymë ose prirje që shpreh ide të reja, praktika të panjohura dhe eksperimentuese, të paprovuara më parë, shpesh duke sfiduar normat dhe traditat e…
Shfaq përkufizimin e plotë →AVANGÁRD/Ë,~A f. 1. Lëvizje ose grup individësh përparimtarë, që sfidojnë traditat dhe marrëveshjet ekzistuese, që janë nismëtarë në art, në kulturë, në filozofi, në politikë apo n…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë