Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AVANCÚAR (i, e) mb. Që ka përparuar, që është zhvilluar ose që është ngritur në një nivel më të lartë në karrierë, në aftësi, në teknologji; që ka përmirësuar gjendjen e tij shoqërore, ekonomike, arsimore, shëndetësore etj. Njeri i avancuar. Studime të avancuara. Ekonomi e avancuar. Bujqësi e avancuar. Shkollë e avancuar. Projekt i avancuar. Inxhinier i avancuar. Fazë e avancuar. Proces i avancuar. Program i avancuar.
✱Sin.: i përparuar, i zhvilluar, i ngritur, i arritur, i mbërritur, i përmirësuar, i rritur, i shtuar.
AVANC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr. 1. jokal. Përparoj. Avancoj me shpejtësi. Avancoj drejt... në drejtim të...
2. kal. Shkurtoj kohën e parashikuar për të bërë diçka, afroj afatin e përfundimit të një pune; marr zotim të shtoj a të rrit vëllimin e një pune të parashikuar. Avancoj planin (zotimin). Avancoj detyrat (normat). Avancoj të arriturat. Avancoj në studime. Avancuan aftësitë e tyre të programimit.
✱Sin.: përparoj, zhvilloj, ngre, arrij, mbërrij, përmirësoj, rris, shtoj, lëviz.
AVANCÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të avancohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë