Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AVÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. fin. Pagë ose diçka tjetër që merret para kohës së caktuar; paradhënie, pagesë paraprake. I jap avancë. Marr avancë. Kthej avancën. Avancë me marrëveshje. Avancë financiare. Avancë page. Avancë transaksionesh.
2. fig. Epërsi e fituar, epërsi që i jepet tjetrit që në fillim; përparësi. Dy pikë avancë. Avancë fizike (mendore, morale, ushtarake etj.). Jam në avancë. I jap avancë. Me avancë... para afatit, para kohës së caktuar.
✱Sin.: paradhënie, parapagesë, epërsi, përparësi, sipëri, superioritet, avantazh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë