Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AUTOTRANSPORT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbart njerëz ose mallra nga një vend në tjetrin duke përdorur automjete; mbart diçka duke e ngarkuar mbi një automjet për ta çuar në vende të tjera. Autotransportoj makineri të rënda. Autotransportuan me rrugë tokësore (detare). Autotransportoi mallra në largesa të gjata. Ndërmarrja autotransportoi materialet ndërtimore. Makinat i autotransportuan nga fabrika në sallonin e ekspozitës.
AUTOTRAKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Automjet i fuqishëm që përdoret kryesisht në bujqësi dhe në punët e tjera të rënda për të tërhequr ose për të shtyrë mjete dhe makineri të ndryshme dh…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOTRANSFORMATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Lloj transformatori i thjeshtë që përdoret për të bartur energjinë elektrike nga një qark në tjetrin mbi parimin e induksionit të ndërsjell…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOTRANSFUZIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. Procedurë mjekësore kur dhënësi e marrësi i gjakut është i njëjti person, për të shmangur ndërlikimet e mundshme nga transfuzioni tradiciona…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOTRANSPÓRT,~I m. 1. Mbartja e njerëzve dhe e mallrave me anë të automjeteve që janë në përdorim të një personi, një institucioni ose një ndërmarrjeje që ka nevojë për transporti…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOTRANSPORTÍM,~I m. Procesi i mbartjes së njerëzve dhe mallrave me anë të automjeteve përmes rrugëve tokësore, duke përdorur mjete motorike, si kamionë, rimorkio ose platforma t…
Shfaq përkufizimin e plotë →►AUTOTRANSPORT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e AUTOTRANSPORTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOTRANSPORTÚAR (i, e) mb. Që është mbartur me anë të automjeteve, që ka përfunduar procesin e autotransportimit. Veturë e autotransportuar. Mall i autotransportuar. Pajisje të a…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOTRANSPORTÚES,~E mb. Që kryen funksionin e autotransportimit, që është i përfshirë në procesin e mbartjes së njerëzve ose të mallrave me automjete. Mjet autotransportues. Kamio…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOTRÉ/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Treg i specializuar për shitjen dhe blerjen e automjeteve të reja ose të përdorura. Bleu makinën në autotreg. U takuam në autotreg. Porositi ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOTRÉN,~I m. sh. ~A, ~AT tek. 1. Kamion tërheqës me rimorkio ose me disa rimorkio të lidhura pas tij, që funksionojnë si një njësi e vetme, me kapacitet të madh ngarkese, që për…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOTRÓF,~I m. sh. ~E, ~ET biol. 1. Organizëm (si bimë, algë, baktere) që ka aftësinë të prodhojë vetë ushqimin e tij duke përdorur lëndë të thjeshta joorganike (dyoksidin e karbo…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOTROFÍ,~A f., biol. Procesi biologjik përmes të cilit disa organizma prodhojnë vetë energjinë dhe lëndët ushqyese nga lëndët joorganike, si dyoksidi i karbonit, uji dhe mineral…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOTROFÍK,~E mb. Që ka aftësi për të prodhuar vetë energjinë dhe lëndët ushqyese nga burime joorganike si dyoksidi i karbonit dhe uji. Organizma autotrofikë. Proces autotrofik. M…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë