Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AUTONOMÍ,~A f., drejt. 1. E drejta e një vendi për të vendosur për punët e veta dhe për t’u qeverisur sipas ligjeve të veta, brenda sistemit të administrimit të një shteti më të madh; vetëqeverisje. Autonomi politike (ekonomike, kulturore). Autonomi kombëtare (krahinore). Autonomi territoriale. Autonomi rajonale. I jep (i marr) autonominë. Fitoi (shpalli) autonominë. Lufton për autonominë. Mbron autonominë. Humbi autonominë. Autonomi e kontrolluar. Autonomi e kushtëzuar. Autonomi funksionale.
2. Mundësia për të punuar a vepruar në mënyrë të pavarur, pa iu nënshtruar lidhjeve me një tjetër, zakonisht të një shkalle më të lartë. Veproj në autonomi të plotë. Autonomia personale. Kam autonomi në punë. Lëvizje për autonomi.
✱Sin.: pavarësi, liri, mëvetësi, sovranitet, vetëqeverisje, vetudhëheqje, vetëvendosje.
AUTONOMÍST,~E mb., libr. Që kërkon autonomi, që lufton për autonomi; që përkrah autonominë. Lëvizje autonomiste. Program autonomist. Politikë autonomiste. Ide autonomiste. Prirje a…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTONOMÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Individ ose grup që mbron, mbështet dhe promovon idenë e autonomisë, të vetëqeverisjes ose të pavarësisë së një rajoni, të një komuniteti ose të …
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTONOMÍST/E,~JA f. sh ~E, ~ET libr. Ajo që mbron, mbështet dhe promovon idenë e autonomisë, të vetëqeverisjes ose të pavarësisë së një rajoni, të një komuniteti ose të një grupi n…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTONOMÍZ/ËM,~MI m., filoz. 1. Lëvizje ose ideologji që mbështet dhe promovon autonominë ose vetëqeverisjen e një rajoni, një komuniteti, një grupi etnik ose një individi. Manifest…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTONÓM,~E mb., drejt. 1. Që ka të drejtën të vendosë në mënyrë të pavarur për punët e popullsisë së vet dhe të qeveriset sipas ligjeve të veta, brenda sistemit të një shteti të ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë