Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AUTONÓM,~E mb., drejt. 1. Që ka të drejtën të vendosë në mënyrë të pavarur për punët e popullsisë së vet dhe të qeveriset sipas ligjeve të veta, brenda sistemit të një shteti të madh; që ka autonomi, i pavarur, sovran. Shtet autonom. Republikë (krahinë) autonome. Rajon autonom. Institucion autonom. Sistem autonom. Gjykatë autonome.
2. Që është i pavarur; që vepron vetë, pa iu nënshtruar lidhjeve me një tërësi më të madhe. Ndërmarrje (degë, njësi) autonome. Repart autonom. Ekonomi autonome. Zhvillim autonom. Veprime autonome. Automjet autonom (pa shofer). Teknologji autonome.
✱Sin.: i pavarur, i lirë, i mëvetësuar, sovran, vetëqeverisës, vetudhëheqës, vetëvendosës.
AUTONOMÍ,~A f., drejt. 1. E drejta e një vendi për të vendosur për punët e veta dhe për t’u qeverisur sipas ligjeve të veta, brenda sistemit të administrimit të një shteti më të ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTONOMÍST,~E mb., libr. Që kërkon autonomi, që lufton për autonomi; që përkrah autonominë. Lëvizje autonomiste. Program autonomist. Politikë autonomiste. Ide autonomiste. Prirje a…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTONOMÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Individ ose grup që mbron, mbështet dhe promovon idenë e autonomisë, të vetëqeverisjes ose të pavarësisë së një rajoni, të një komuniteti ose të …
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTONOMÍST/E,~JA f. sh ~E, ~ET libr. Ajo që mbron, mbështet dhe promovon idenë e autonomisë, të vetëqeverisjes ose të pavarësisë së një rajoni, të një komuniteti ose të një grupi n…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTONOMÍZ/ËM,~MI m., filoz. 1. Lëvizje ose ideologji që mbështet dhe promovon autonominë ose vetëqeverisjen e një rajoni, një komuniteti, një grupi etnik ose një individi. Manifest…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë