Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AUTOMATÍZ/ËM,~MI m., libr. 1. Kryerja e një veprimi, e një lëvizjeje, e një pune etj., në mënyrë të vetvetishme, të pavullnetshme; kryerja e veprimeve ose e lëvizjeve shpejt, mekanikisht dhe me përpikërinë e një automati. Automatizmi i zemrës.
2. mjek. Formë e çrregullimeve cilësore të vetëdijes kur një person kryen veprime automatike komplekse, pa qenë në gjendje t’i shpjegojë vetes pse e bëri atë, zakonisht gjatë një ataku epileptik, pas një dëmtimi traumatik të kokës etj. Automatizëm neurologjik.
3. fig., keq. Kryerja e një veprimi a e një pune në mënyrë mekanike, si pa vetëdije, pa u menduar ose sipas dëshirave a udhëzimeve të një tjetri. Erdhi si me automatizëm.
✱Sin.: mekanizëm, kompjuterizëm, robotizim, programim, thjeshtim, përshtatje.
AUTOMÁT,~E mb., libr. Që bëhet pa vetëdije a pa u menduar; që vepron në mënyrë mekanike sipas dëshirave ose udhëzimeve të një tjetri, që e kryen diçka si automat. Lëvizje automate.…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. tek. Makinë ose aparat që punon vetë me anë të një mekanizmi të posaçëm, pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të njeriut; robot. Automat i programuar. Auto…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATÍK,~E mb. 1. tek. Që punon vetë me ndihmën e një mekanizmi të posaçëm, pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të njeriut; që bëhet me anë të një automati. Aparat automatik. Makinë…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. usht. Armë zjarri afërsisht sa pushka, me tytë jo të gjatë, që përdoret për qitje të shpejta automatike. Karikatori i automatikut. Breshëri automatik…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATÍK/Ë,~A f., tek. Fushë e inxhinierisë që merret me dizajnimin dhe me përdorimin e sistemeve automatike për të kontrolluar procese të ndryshme pa ndërhyrje njerëzore, por me …
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATÍKËS,~E mb., usht. Që është i armatosur me automatik. Skuadër automatikëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATÍKËS,~I m. sh. ~, ~IT usht. Luftëtar i armatosur me automatik. Skuadër automatikësish. Grupi i automatikësve.
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATÍKËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET usht. Luftëtare e armatosur me automatik. Automatikësja qëlloi në shenjë. Automatikëset e stërvitura.
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET spec. Përdorimi i teknologjisë, i sistemeve dhe i pajisjeve për të kryer detyra e veprime në mënyrë të automatizuar me qëllim përmirësimin, efikasitet…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR tek., kal. Pajis një degë të prodhimit me makina e aparate automatike, e bëj të prodhojë në mënyrë automatike, përshtat një proces, një sistem elektr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë