Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AUTOMATÍK/Ë,~A f., tek. Fushë e inxhinierisë që merret me dizajnimin dhe me përdorimin e sistemeve automatike për të kontrolluar procese të ndryshme pa ndërhyrje njerëzore, por me përdorimin e teknologjive. Përdorimet e automatikës. Karakteristikat e automatikës. Teknologjia e automatikës. Industria e automatikës.
✱Sin.: automatizëm, mekanizëm, kompjuterizëm, robotikë, programim, thjeshtim, përshtatje.
AUTOMATÍK,~E mb. 1. tek. Që punon vetë me ndihmën e një mekanizmi të posaçëm, pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të njeriut; që bëhet me anë të një automati. Aparat automatik. Makinë automatike. Central (telefon) automatik. Armatim automatik. Transmetim automatik. Mekanizëm automatik. Frena automatike. Stacion automatik. Komandim automatik. Punon në mënyrë automatike. Teknologji automatike. Sisteme automatike të sigurisë.
2. fig. Që bëhet sipas një rregullsie të caktuar, pa pjesëmarrjen e vetëdijes ose pa u menduar; i vetvetishëm. Lëvizje automatike. Veprim automatik. Në mënyrë automatike.
3. usht. Që i nxjerr predhat pa ndërprerje njëra pas tjetrës, që shtie me breshëri. Armë (pushkë) automatike. Top automatik. Çelës automatik.
AUTOMATÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. usht. Armë zjarri afërsisht sa pushka, me tytë jo të gjatë, që përdoret për qitje të shpejta automatike. Karikatori i automatikut. Breshëri automatiku. Qitje me automatik. Mbush automatikun. Shtie me automatik. Përdorën automatikë. Blej automatik.
2. tek. Mekanizëm i posaçëm që vë në lëvizje një makinë ose një pajisje pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të njeriut; automat. Automatiku i ndërruesit të dritave. Automatiku i frenave të dorës.
3. Sistem ose pajisje që funksionon vetvetiu pa ndërhyrje njerëzore (në elektronikë, në inxhinieri, në armatim dhe në mekanikë), përmes teknologjisë dhe programimit të brendshëm.
4. bised. Qendra për lidhjen automatike të telefonave midis tyre. Linja e automatikut. Lidhem me automatikun. S’fola se nuk punonte automatiku.
AUTOMATÍKËS,~E mb., usht. Që është i armatosur me automatik. Skuadër automatikëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATÍKËS,~I m. sh. ~, ~IT usht. Luftëtar i armatosur me automatik. Skuadër automatikësish. Grupi i automatikësve.
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATÍKËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET usht. Luftëtare e armatosur me automatik. Automatikësja qëlloi në shenjë. Automatikëset e stërvitura.
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMÁT,~E mb., libr. Që bëhet pa vetëdije a pa u menduar; që vepron në mënyrë mekanike sipas dëshirave ose udhëzimeve të një tjetri, që e kryen diçka si automat. Lëvizje automate.…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. tek. Makinë ose aparat që punon vetë me anë të një mekanizmi të posaçëm, pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të njeriut; robot. Automat i programuar. Auto…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATÍK,~E mb. 1. tek. Që punon vetë me ndihmën e një mekanizmi të posaçëm, pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të njeriut; që bëhet me anë të një automati. Aparat automatik. Makinë…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. usht. Armë zjarri afërsisht sa pushka, me tytë jo të gjatë, që përdoret për qitje të shpejta automatike. Karikatori i automatikut. Breshëri automatik…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET spec. Përdorimi i teknologjisë, i sistemeve dhe i pajisjeve për të kryer detyra e veprime në mënyrë të automatizuar me qëllim përmirësimin, efikasitet…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR tek., kal. Pajis një degë të prodhimit me makina e aparate automatike, e bëj të prodhojë në mënyrë automatike, përshtat një proces, një sistem elektr…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOMATÍZ/ËM,~MI m., libr. 1. Kryerja e një veprimi, e një lëvizjeje, e një pune etj., në mënyrë të vetvetishme, të pavullnetshme; kryerja e veprimeve ose e lëvizjeve shpejt, mekan…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë