Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AUTOLÁRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Larje automatike e automjeteve përmes një sistemi të pajisjeve dhe të makinave të automatizuara, që kryejnë larjen pa nevojën e drejtpërdrejtë të dikujt; qendër larjeje me vetëshërbim për makina, kamionë, autobusë etj. Autolarje moderne. Autolarje pa prekje. Autolarje me vetëshërbim. Autolarje e thjeshtë. Autolarje e paplotë. Punon si teknik në autolarje.
2. Pajisje automatike që lan automjetet në mënyrë të programuar. Autolarje automatike. Autolarje me presion të lartë.
AUTOLÁRËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. Pajisje ose vend i specializuar për larjen automatike të makinave pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të dikujt dhe me mjete të ndryshme larjeje. Autola…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë