Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AUTOKRATÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT pol. Ideologji, sistem, mënyrë qeverisjeje ku vendimet merren nga një individ (autokrat) pa këshillim me popullin apo institucionet përfaqësuese të tij; ushtrim autoritar i pushtetit, pushtet absolut. Regjim autokratizmi. Parimet e autokratizmit. Autokratizëm shtetëror. Autokratizmi modern. Kthim drejt autokratizmit. Formë e autokratizmit. Ra në grackën e autokratizmit.
✱Sin.: autarkizëm, autarki, autokraci, absolutizëm, despotizëm, tiranizëm, monarkizëm.
AUTOKRACÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Sistem qeverisjeje, në të cilin pushteti i lartë është përqendruar në duart e një njeriu të vetëm, të mbretit a të perandorit; pushtet i pakufizuar…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOKRÁT,~E mb. Që ka pushtet të pakufizuar, që ushtron pushtet autokratik, të pakufizuar. Njeri autokrat. Qeveri autokrate. Vendim autokrat.
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOKRÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që ka në duart e veta gjithë pushtetin e lartë, ai që sundon me pushtet të pakufizuar, sundimtar absolut. Autokrat i pashpirt.✱Sin.: autark, des…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOKRÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka në duart e veta gjithë pushtetin e lartë, ajo që sundon me pushtet të pakufizuar, sundimtare absolute. Autokrate e dëshmuar.✱Sin.: autarke, …
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOKRATÍK,~E mb. Që mbështetet në autokraci, që ka si formë qeverisjeje autokracinë; absolut. Shtet (regjim) autokratik. Pushtet autokratik. Sundim autokratik. ✱Sin.: autarkik, de…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOKRATÍST,~E mb., pol. Që mbështetet në autokraci, që ka si formë qeverisjeje autarkinë; që mbyllet brenda caqeve të ekonomisë së vet për plotësimin e të gjitha kërkesave. Ekonom…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOKRITÍK,~E mb., libr. Që mban qëndrim kritik kundrejt të metave të veta, që zbulon e pranon haptas dhe me vetëdije gabimet e veta dhe përpiqet t’i ndreqë; që përmban autokritikë…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOKRITÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që mban qëndrim kritik kundrejt të metave të veta, që zbulon e pranon haptas dhe me vetëdije gabimet e veta, që vetëkorrigjohet; ai që bën aut…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOKRITÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që mban qëndrim kritik kundrejt të metave të veta, që zbulon e pranon haptas dhe me vetëdije gabimet e veta dhe përpiqet t’i ndreqë; ajo q…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOKRÓS,~I m. sh. ~E, ~ET sport. Garë automobilistike që zhvillohet në pista të mbyllura në pista natyrore, në të cilën vihen në provë aftësia e garuesit dhe shpejtësia e automjet…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë