Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AUTOKOMBÁJN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kombajnë e motorizuar që përdoret për të korrur e për të shirë të korrat dhe për të pastruar kultura bujqësore, si grurin, misrin, elbin dhe të tjera. Korr me autokombajnë. Funksionet e autokombajnës. Mirëmbajtja e autokombajnave.
AUTOKOLÓN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Varg automjetesh në rrugë, kolonë automjetesh, që lëvizin në një formacion të organizuar, njëra pas tjetrës ose që udhëtojnë në një vijë të rregullt. …
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOKOMBAJNÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bujq. Ai që drejton, operon, kontrollon dhe mirëmban autokombajnën. Përvoja e autokombajnerit. Erdhën dy autokombajnerë. Autokombajneri korri grurin…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTOKOMBAJNÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bujq. Ajo që drejton, operon, kontrollon dhe mirëmban autokombajnën. Autokombajnerja e shkathët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë