Fjalori
AUTOAMBULANCË

AUTOAMBULÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Automjet i specializuar për bartjen e të sëmurëve dhe të të plagosurve drejt qendrave spitalore për trajtimin e mëtejshëm dhe për të mbartur pacientë ndërmjet qendrave spitalore; ndihma e shpejtë, automjet urgjence. Autoambulanca e spitalit (e poliklinikës). Autoambulanca e ndihmësshpejtë. Autoambulancë private. Shoferi i autoambulancës. Ekipi mjekësor i autoambulancës. Shkoj (marr) me autoambulancë. Autoambulanca erdhi me kohë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.