Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AUTENTÍK,~E mb., libr. 1. Që është i saktë e i sigurt, që nuk ngjall dyshime, i vërtetë, që karakterizohet nga vërtetësia, origjinaliteti dhe besueshmëria. Fakt (lajm) autentik. Burim autentik. Përfaqësim autentik. Jeta autentike.
2. Që nuk është kopje e diçkaje; origjinal. Dokument autentik. Vepër autentike. Veshje autentike. Ishte valle autentike shqiptare.
3. drejt. Që është vërtetuar zyrtarisht sipas origjinalit, që përputhet plotësisht me origjinalin; që është i njëjtë me një tjetër. Kopje autentike. Nënshkrim autentik.
✱Sin.: i vërtetë, i saktë, i besueshëm, burimor, origjinal, i njëjtë, i sigurt.
AUTENTIKÍSHT ndajf. Në mënyrë autentike, në mënyrë origjinale, burimisht, që ka origjinë të vërtetë ose autorësi të padiskutueshme. U soll autentikisht. I paraqiti idetë autentikis…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUTENTICITÉT,~I m., libr. 1. Të qenët i vërtetë, i saktë, i besueshëm; vërtetësia e një objekti, e një veprimi apo e një përvoje që përputhet me origjinën e vërtetë dhe që nuk ësht…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë