Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AUSTRIÁK,~E mb. Që lidhet me Austrinë ose me austriakët, që është karakteristik për Austrinë ose për austriakët, i Austrisë ose i austriakëve; që është krijuar nga austriakët. Populli austriak. Ekonomia austriake. Kufiri austriak. Ushtria austriake. Armë të prodhimit austriak. Koncerti i muzikës klasike austriake. Violinë austriake.
AUSTRIÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Austrisë ose ajo që e ka prejardhjen nga Austria; qytetare e Austrisë. Austriakja mori pjesë në garë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë