Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AUREÓL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rreth i shkëlqyer drite që shihet përqark një sendi të ndritshëm, brerore. Aureolë e ndritshme. Aureolë drite. Aureola e hënës (e diellit). Ndrit si aureolë.
2. fet. Kurorë e ndritshme që pikturohet rreth kokave të shenjtorëve në ikona, për të treguar shenjtërinë tyre; kurorë drite, rreth shenjtërie.
3. fig. Shkëlqimi i madhështisë, i lavdisë ose i nderimit, që rrethon dikë a diçka, aura. Aureolë e artë. Aureola e lavdisë (e fitores). I rrethuar me një aureolë. Krijoj një aureolë rreth dikujt. I heq aureolën dikujt.
✱Sin.: brerore, kurorë, rreth, aurë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë