Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÁUDIO,~JA f. sh. ~, ~T fiz., elektr. 1. Çdo tingull që mund të dëgjohet nga njerëzit dhe kafshët, që përhapet përmes valëve zanore, përmes ajrit ose një mediumi tjetër.
2. tek. Regjistrimi, përpunimi, transmetimi dhe riprodhimi i tingullit në formë analoge ose digjitale, që realizohet përmes pajisjeve të ndryshme. Sistemet audio. Audio test. Altoparlant audio. Audio analogu.
3. Riprodhim zëri, pjesa dëgjimore e programit televiziv; teksti i folur në radio, në filma e në skenarë televizivë.
AUDIO- fjalëform., libr. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, e cila i përgjigjet nga kuptimi fjalës dëgjim.
Shfaq përkufizimin e plotë →AUDIOFÓN,~I m. sh. ~A, ~AT elektr., mjek. Pajisje e vogël akustiko-elektronike që përdoret për të përmirësuar dëgjimin te personat me vështirësi dëgjimi, që vendoset pas veshi ose …
Shfaq përkufizimin e plotë →AUDICIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Proces që zhvillohet si provë, si provim ose si seancë përzgjedhjeje ku aktorët, këngëtarët, valltarët etj. shfaqin dhuntitë dhe aftësitë e tyre pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUDIÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zyrt. Pranimi i një personi, i një delegacioni etj. nga kryetari i shtetit ose nga një përfaqësues tjetër i lartë i shtetit për të biseduar në mënyrë zy…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUDÍT,~I m. sh. ~E, ~ET fin. 1. Proces sistematik dhe i pavarur i mbikëqyrjes, i analizimit dhe i vlerësimit të regjistrave, të dokumenteve dhe të aktiviteteve të një kompanie, të …
Shfaq përkufizimin e plotë →AUDITÍM,~I m. sh. ~E, ~ET fin. Audit. Auditim publik. Auditim i avancuar. Auditim financiar. Auditimi i përputhshmërisë. Doracaku i auditimit. Dega e auditimit. Zyra Kombëtare e Au…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUDITÍV,~E mb., mjek. 1. Që lidhet me dëgjimin ose me shqisën e dëgjimit, që u përket proceseve, ndjesive ose strukturave që kanë lidhje me veshin dhe sistemin e dëgjimit; dëgjimor…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUDIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kryej një auditim; shqyrtoj në mënyrë të detajuar dhe të pavarur veprimtarinë financiare, operative ose administrative të një ndërmarrjeje, të një in…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUDITÓR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Sallë e posaçme për të mbajtur leksione, referate etj., zakonisht në ndërtesën e një shkolle të lartë. Auditorët e universitetit. Hyj (zë vend) në aud…
Shfaq përkufizimin e plotë →AUDITÓR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT fin. Ekspert i financave; person i autorizuar për të kryer auditime, për të shqyrtuar dhe për të vlerësuar pasqyrat financiare, sistemet kontabël ose ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë