Fjalori
ATROFIZOHEM

ATROFIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. biol., mjek., vet. v. III Dobësohet, rrëgjohet, thahet dhe mpihet për shkakmungesësushqimit, mosqarkullimit të gjakut, mosfunksionimit për një kohëgjatë të një organi a të një indiorganizmit ose plakjes. Atrofizohen muskujt. Atrofizohet dora. Iu atrofizua truri.
2. fig., libr. Humb vetitë a cilësitë e mira, më dobësohen a më pakësohen aftësitë krijuese. I atrofizohet frymëzimi. Iu atrofizuan aftësitë.
Sin.: dobësohem, ligështohem, rrëgjohem, zvogëlohem, pakësohem, humbas, tkurrem, mpihem, venitem, vyshkem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ATROFIZOJ
ATROFIZOJ

ATROFIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. biol., mjek., vet. v. III Dobëson, rrëgjon dhe mpin një organ ose një ind të organizmit.
2. fig., libr. E bëj dikëhumbë vetitë e mira, ia dobësoj ose ia pakësoj dikujt aftësitë krijuese, i ndaloj zhvillimin. I atrofizon vullnetin. E atrofizon shpirtërisht. Ia atrofizon mendjen.
Sin.: dobësoj, ligështoj, rrëgjoj, zvogëloj, pakësoj, humb, tkurr, mpij, venit, vyshk.


Rezultate të ngjashme

ATROFÍ,~A f. sh. ~, ~TË biol., mjek. Pamjaftueshmëri e përgjithshme e organeve ose e indeve të veçanta të organizmit për shkak të mungesës së ushqimit, mosfunksionimit për një kohë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ATROFÍK,~E mb., mjek. Që është rrëgjuar, që është tharë, që është zvogëluar, që është mpirë (një organ, një ind, një qelizë etj.). Gjendje atrofike. Proces atrofik. Inde atrofike. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ATROFIZÍM,~I m. 1. biol., mjek. Atrofi. Atrofizimi i gjymtyrëve.2. fig., libr. Dobësim, venitje, humbje, pakësim i dëshirës, i vullnetit, i shpresës për të jetuar ose për të punuar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ATROFIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. biol., mjek., vet. v. III Dobëson, rrëgjon dhe mpin një organ ose një ind të organizmit. 2. fig., libr. E bëj dikë të humbë vetitë e mira, ia do…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ATROFIZÚAR (i, e) mb., mjek. Që është dobësuar e rrëgjuar; që është atrofizuar. Muskul i atrofizuar. Qelizë e atrofizuar. Tru i atrofizuar.Sin.: i dobësuar, i ligështuar, i rrëgju…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ATROFIZÚES,~E mb., mjek. Që shkakton atrofizimin, që atrofizon.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.