Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ATROFÍ,~A f. sh. ~, ~TË biol., mjek. Pamjaftueshmëri e përgjithshme e organeve ose e indeve të veçanta të organizmit për shkak të mungesës së ushqimit, mosfunksionimit për një kohë të gjatë ose për shkak të pleqërisë; dobësim ose tkurrje e masës së një organi, të një qelize ose të një indi. Atrofi e muskujve. Atrofi e dorës (e kockës). Atrofi qelizore. Atrofi indore. Atrofi patologjike. Atrofi e trurit (senile).
✱Sin.: dobësim, ligështim, rrëgjim, zvogëlim, tkurrje, humbje, mpirje, venitje, vyshkje.
ATROFÍK,~E mb., mjek. Që është rrëgjuar, që është tharë, që është zvogëluar, që është mpirë (një organ, një ind, një qelizë etj.). Gjendje atrofike. Proces atrofik. Inde atrofike. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ATROFIZÍM,~I m. 1. biol., mjek. Atrofi. Atrofizimi i gjymtyrëve.2. fig., libr. Dobësim, venitje, humbje, pakësim i dëshirës, i vullnetit, i shpresës për të jetuar ose për të punuar…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ATROFIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. biol., mjek., vet. v. III Dobësohet, rrëgjohet, thahet dhe mpihet për shkak të mungesës së ushqimit, mosqarkullimit të gjakut, mosfunk…
Shfaq përkufizimin e plotë →ATROFIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. biol., mjek., vet. v. III Dobëson, rrëgjon dhe mpin një organ ose një ind të organizmit. 2. fig., libr. E bëj dikë të humbë vetitë e mira, ia do…
Shfaq përkufizimin e plotë →ATROFIZÚAR (i, e) mb., mjek. Që është dobësuar e rrëgjuar; që është atrofizuar. Muskul i atrofizuar. Qelizë e atrofizuar. Tru i atrofizuar.✱Sin.: i dobësuar, i ligështuar, i rrëgju…
Shfaq përkufizimin e plotë →ATROFIZÚES,~E mb., mjek. Që shkakton atrofizimin, që atrofizon.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë