Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ATMOSFÉR/Ë,~A f. 1. Masë ajri ose shtresë e gazrave që mbështjell Tokën dhe trupa të tjerë qiellorë, ajri rrethues. Atmosferë e lartë (e ulët). Atmosfera e Tokës. Atmosfera e diellit. Atmosfera e Marsit. Ndryshimet atmosferike. Shtresat e atmosferës. Lagështia e atmosferës. Ftohja (ngrohja) e atmosferës. Veçoritë fizike të atmosferës.
2. Ajri i një vendi, ajri që thithim në një hapësirë. Atmosferë e rëndë. Prish atmosferën. Atmosferë e pakëndshme.
3. fig. Ambienti, ndjesia ose gjendja shpirtërore që mbizotëron në një vend ose në një situatë; ajo që na rrethon, kushtet në të cilat jetojmë ose zhvillohet një veprimtari, rrethanat që ndikojnë mbi diçka; mjedis. Atmosferë e ngrohtë (miqësore). Atmosferë e shëndoshë (e gjallë). Atmosferë familjare. Atmosfera politike. Atmosferë pune (lufte). Atmosferë gëzimi (feste). Ngroh (përmirëson) atmosferën. Helmon atmosferën.
✱Sin.: ajër, mjedis, ambient, gjendje, klimë, ndjesi.
ATMOSFERÍK,~E mb. Që ka të bëjë me atmosferën e Tokës, që është në atmosferë; që vjen nga atmosfera, i atmosferës. Përbërja atmosferike. Shtypja (trysnia) atmosferike. Kushtet atmo…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë