Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ATJÉ ndajf. 1. Në një vend që ndodhet larg nesh, në atë vend, larg nga këtu; kund. këtu. Ai atje. Që këtu deri atje. Shko atje. Rri atje. Nisem për atje. Lëre atje.
2. Në të njëjtin vend, në atë vend ku kryhet edhe një veprim tjetër (e përsëritur në krye të fjalive); kund. këtu. Atje banonte, atje punonte.
3. Përdoret në fjalinë kryesore, me kuptimin “në atë vend”, kur fjalia e varur fillon me ku, te; kund. këtu. Duhet të jemi edhe ne atje ku është populli. U ul atje tek ishin ulur shokët.
4. Bashkë me një emër me parafjalë a me një ndajfolje tregon në mënyrë më të përcaktuar vendin larg nesh, ku është diçka a kryhet një veprim; para një ndajfoljeje përforcon kuptimin e saj. Atje në breg (në majë). Atje tek ara. Atje brenda (lart). Atje larg (thellë). Atje tej (tutje).
5. fig. Në atë gjë, në atë çështje, në atë pikë. Atje ka qenë gabimi. Atje më rri mendja.
♦ *Bam këtu e bam atje (bam këtej e bam andej). Ha *këtu e leh atje (dikush) përb. E kam *afër atje ku është (dikë) iron. *Pup këtu e pup atje (dikush).
ATJÉH/E,~JA f. Ata atje, ajo që është larg (vendi dhe njerëzit), të qenët larg. Atjehja janë më të vyeshëm. Atjehja nuk janë mikpritës si ne.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATJEPÁRI ndajf. Atje diku, atje ku ishim. Shkuam atjepari. Atjepari kishin qenë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATJÉSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është a që ndodhet atje, që bëhet a që kryhet në atë vend për të cilin flitet; kund. i këtushëm. Popullsia e atjeshme. Ngjarjet e atjeshme. Gjendja e …
Shfaq përkufizimin e plotë →ATJETÉJ ndajf. Atje tej, atje përtej, atje larg, tej e tej. Ikën atjetej. Atjetej shihen dritat.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATJETÉK ndajf. Atje larg, atje ku nuk shkohet, atje ku i humbet fara, atje ku zhduket. Atjetek e kishte ngrënë dreqi. Atjetek ku e ka humbur kryet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë