Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ATHËT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Bëhet i athët, merr shije të athët. U athëtua vera.
2. Më mbetet një shije e athët në gojë, më thartohet e më mblidhet goja nga athëtira. U athëtua nga kumbullat.
3. fig. Nuk më vjen mirë, më vjen hidhur a thartë nga fjalët e dikujt. Athëtohem çka dëgjova.
4. Mpihem nga të ftohtët. U athëtova i tëri.
ATHËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të athët, i jap shije të athët. E athëton verën. E athëtoj gjellën.2. vet. v. III Më lë një shije të athët në gojë, më tharton e më mbledh g…
Shfaq përkufizimin e plotë →ATHËTÓR,~E mb. I athët. Kumbull (mollë) athëtore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë