Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ATESTÚAR (i, e) mb. Që njihet ose që pranohet ligjërisht (për një diplomë, një titull, një gradë etj.) me anë të një dëshmie, certifikate, vërtetimi. Diplomë e atestuar. Certifikim i atestuar.
✱Sin.: i certifikuar, i njohur, i pranuar, i dëshmuar, i vërtetuar, i konfirmuar, i verifikuar, i dokumentuar.
ATEST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR zyrt., kal. 1. Njoh zyrtarisht me anë të një dëshmie një gradë a një titull që i jepet dikujt pas mbarimit të një forme studimi a të një shkalle kualifikimi; vërtetoj, dëshmoj, lëshoj dëshmi; përcaktoj shkallën e aftësive profesionale dhe të përgatitjes arsimore e kulturore të një individi. Atestoj shkallën e aftësive profesionale. Atestoj diplomën universitare të arritur jashtë shtetit.
2. Njoh me shkrim zyrtarisht, si përfaqësues i një organi kompetent me autorizim të veçantë, një prodhim ose një patentë (zbulim) sipas verifikimit të cilësive përkatëse standarde të përcaktuara me ligj.
✱Sin.: certifikoj, njoh, pranoj, dëshmoj, vërtetoj, konfirmoj, verifikoj, dokumentoj.
ATESTÚES,~E mb. 1. Që lëshon një dëshmi, një certifikatë për të vërtetuar ligjërisht pranimin e një diplome, një titulli a një grade të arritur. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë