Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ATDHETÁR,~E mb., libr. Që do atdheun dhe popullin e vet, që mbron me vetëmohim interesat e vendit të vet, që shpreh dashuri për atdheun ose që frymëzohet nga dashuria për vendin e lindjes. Njeri atdhetar. Ndjenjë (frymë) atdhetare. Detyrë (vepër) atdhetare. Përpjekje atdhetare. Këngë atdhetare.
✱Sin.: mëmëdhetar, atdhedashës, patriot, atdhesor.
ATDHETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ai që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit të vet; mëmëdhetar, atdhedashës, patriot. Atdhetar i kulluar. Atdhetar i madh (i flaktë).
✱Sin.: mëmëdhetar, atdhedashës, patriot, atdhesor.
ATDHETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ajo që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit të vet; mëmë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ATDHETARÍ,~A f. Dashuria për atdheun dhe për popullin e vet dhe gatishmëria për t’u shërbyer atyre me besnikëri, ndjenja e detyrës për të mbrojtur me vetëmohim interesat e vendit e…
Shfaq përkufizimin e plotë →ATDHETARÍSHT ndajf. Me dashuri për atdheun e për popullin e vet; me frymë atdhedashurie, me ndjenjën e atdhetarit, si atdhetar; në mënyrë atdhetare. Punoj (veproj) atdhetarisht. Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →ATDHETARÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT libr. Atdhetari. Shembull atdhetarizmi. Himn atdhetarizmit. I brumosur me atdhetarizëm. Ngjall atdhetarizëm. Atdhetarizëm ideal (veprues).✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë