Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ATDHEMOHÍM,~I m. Braktisje, tradhti, mohim i atdheut nga një a më shumë njerëz, që shpesh shoqërohet me veprime të dëmshme e të rrezikshme; atdheshkelës.
ATDHEMBRÓJTËS,~E mb. Që e do dhe që e mbron atdheun e vet në çfarëdo rrethane, në paqe e në luftë. Vetëflijim atdhembrojtës. Grua atdhembrojtëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATDHEMBRÓJTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që e do dhe që e mbron atdheun e vet në çfarëdo rrethanash, në paqe e në luftë. Gjithmonë ka atdhembrojtës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATDHEMBRÓJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e do dhe që e mbron atdheun e saj në çfarëdo rrethanash, në paqe e në luftë. Atdhembrojtëse me armë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATDHEMOHÚES,~E mb., libr. Që mohon atdheun dhe vepron kundër tij, që nuk ka dashuri për vendin e lindjes dhe që vihet në shërbim të të huajve. Mercenar atdhemohues.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATDHEMOHÚES,~I m. sh. ~, ~IT libr. Ai që mohon atdheun dhe vepron kundër tij, ai që nuk ka dashuri për vendin e lindjes dhe që vihet në shërbim të të huajve. Është atdhemohues i sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →ATDHEMOHÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mohon atdheun dhe vepron kundër tij, ajo që nuk ka dashuri për vendin e lindjes dhe që vihet në shërbim të të huajve. Atdhemohuese që deklar…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë