Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ATDHEDÁSHJ/E,~A f., vjet. Atdhedashuri. Atdhedashje e madhe.
ATDHEDASHURÍ,~A f. Dashuria për atdheun, për vendin e lindjes, për gjuhën, për njerëzit e atdheut; dëshira e zjarrtë e vendosmëria për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ATDHEDÁSHËS,~E mb. Që e do atdheun, që frymëzohet nga atdhedashuria. Njeri atdhedashës. Ndjenja atdhedashëse. Veprim atdhedashës. Kontribut atdhedashës.✱Sin.: atdhetar, mëmëdhetar,…
Shfaq përkufizimin e plotë →ATDHEDÁSHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që e do atdheun, ai që frymëzohet nga atdhedashuria. Flijimi i atdhedashësit.✱Sin.: atdhetar, mëmëdhetar, patriot.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATDHEDÁSHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që do atdheun, ajo që frymëzohet nga atdhedashuria. Atdhedashëse e vërtetë.✱Sin.: atdhetare, mëmëdhetare, patriote.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATDHEDASHËSÍ,~A f. Atdhedashuri. Atdhedashësi e dëshmuar. Atdhedashësi e përjetshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATDHEDHUNÚES,~E mb. Që dhunon atdheun e që vepron kundër tij. Veprime atdhedhunuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë