Fjalori
ATDHE

ATDHÉ,~U m. 1. Vendi ku kemi lindur e ku jetojmë dhe ku kanë jetuarparët tanë, vendi ku banon prej kohësh një popull a një komb, mëmëdhe; vendlindje, shtëpi e parë, tokë e etërve. Atdheu im (ynë). Dashuria (malli) për atdheun. I shërbej atdheut. Ranë për atdhe. Atdheukryeçështje. Atdheu i dytë vend i huaj ku jeton dikush për një kohëgjatë dhe e ndien si vendin e vet. Duaj atdhenë, si shqipja folenë! (fj. u.).
2. Vendi ku lind e zhvillohet diçka për herëparë, vendi prej nga buron a vjen diçka; vend i përshtatshëm për lulëzimin e diçkaje. Atdheu i poezisë (i arteve). Atdheu i një bime (i një kafshe).
Sin.: atdhe, mëmëdhe, atme, vatan, vend, vendlindje, tokë, truall, dhe, shtëpi.


Rezultate të ngjashme

ATDHEBË́́RJ/E,~A f. Krijimi i atdheut; përpjekja për ta bërë atdheun. Miti i atdhebërjes Atdhebërje shpirtërore. Atdhebërje fizike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ATDHÉSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i atdheut, që vjen nga atdheu. Erë e atdheshme. Libra të atdheshëm. Mysafirë të atdheshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ATDHESÍ,~A f., poet., vjet. Atdhetari, mëmëdhetari. Ndjenja (flaka) e atdhesisë. Atdhesia e luftëtarëve. Atdhesia e poetit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ATDHES/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kthej dikë në atdheun e të parëve të tij, pasi ka lindur e ka jetuar jashtë vendit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ATDHESÓR,~E mb., vjet. Atdhetar. Ndjenja atdhesore. Zjarri atdhesor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ATDHESÚAR (i, e) mb. Që është atdhesuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ATDHETÁR,~E mb., libr. Që do atdheun dhe popullin e vet, që mbron me vetëmohim interesat e vendit të vet, që shpreh dashuri për atdheun ose që frymëzohet nga dashuria për vendin e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ATDHETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ai që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit të vet; mëmëdheta…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ATDHETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ajo që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit të vet; mëmë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ATDHETARÍ,~A f. Dashuria për atdheun dhe për popullin e vet dhe gatishmëria për t’u shërbyer atyre me besnikëri, ndjenja e detyrës për të mbrojtur me vetëmohim interesat e vendit e…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.