Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ATAKÚAR (i, e) mb. Që është sulmuar, që është goditur nga dikush a nga diçka, që ka pësuar sulm të fuqishëm fizik, gojor, shëndetësor, ushtarak, kibernetik etj. I atakuar nga ana shëndetësore. Shtet i atakuar ushtarakisht. I atakuar politikisht. I atakuar në sistemin kibernetik.
✱Sin.: i sulmuar, i goditur, i kërcënuar, i kanosur, i ofenduar.
ATAK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. libr. Sulmoj, godas dikë a diçka; kryej veprim të dhunshëm ndaj dikujt ose diçkaje. Atakoj verbalisht. Atakoi fizikisht. E patën atakuar pafajshëm.
2. usht. Sulmoj, godas një objektiv ushtarak ose pozicion armik. Atakuan bazën ushtarake. Atakuan civilët.
3. pol. Kundërshtoj, kritikoj fuqishëm gojarisht ose me shkrim një person, një grup, një politikë a një ideologji të caktuar. Atakoj politikisht. Atakoj gojarisht. Atakoj fuqishëm.
4. mjek., vet. v. III Sulmon ose paraqitet papritmas sëmundja, simptomat ose dhembja. Atakoi zemrën. E atakoi kriza nervore. Më atakuan ethet e gripit.
5. inf. Sulmoj, kryej një sulm ndaj një sistemi kompjuterik ose rrjeti kompjuterik. Atakoi sistemin e sigurisë së kompanisë. Hakerët atakuan kompjuterin e tij.
✱Sin.: sulmoj, godas, kërcënoj, kanos, ofendoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë