Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ATËHÉRË ndajf. 1. Në një kohë të caktuar në të shkuarën ose në të ardhmen, në atë kohë kur ka ndodhur ose do të ndodhë diçka, jo tashti; në atë çast, në atë kohë; asokohe, motit. Që atëherë. Deri atëherë. Atëherë u kujtova. Atëherë ia nisën punës. Njësoj si atëherë. Ashtu ishte atëherë. Tash (sot) e atëherë.
2. Në atë rast; kështu, pra (përdoret me kuptim përmbyllës ose për të pyetur se ç’duhet bërë a ç’pritet të ndodhë). Atëherë, u morëm vesh. Atëherë, ikim. E çfarë, atëherë? Atëherë, ç’thua? Atëherë, shkruaj!
3. Si rrjedhim, si pasojë (përdoret në fjalinë kryesore si fjalë e bashkëlidhur, kur në fjalinë e varur ka një lidhëz kushtore). Po të shkosh ti, atëherë do të shkoj edhe unë. Meqë e kuptove gabimin, atëherë po ta fal.
✱Sin.: asokohe, motit, qëmoti, dikur, asohere, asimoti.
ATËHÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka qenë atëherë, i asaj kohe. Koha e atëhershme. Jeta e atëhershme. Në kushtet e atëhershme.✱Sin.: i asokohshëm, i atëkohshëm, i moçëm, i qëmotshëm,…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë