Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÁT/Ë,~I m. sh. ÉTËR, ÉTËRIT 1. Prindi mashkull kundrejt fëmijëve të vet, baba, babë. Atë e nënë. Atë e bir. Im atë. Ati im. I ati i fëmijës. Kushëri nga i ati. Gjallë i ati (i ati në vend) i ngjan krejt babait të vet (nga pamja ose nga sjelljet).
2. sh. Brezi i mëparshëm, baballarët; të parët. Etër e bij. Trojet e etërve tanë.
3. Themeluesi i një fushe të dijes ose i një veprimtarie shoqërore, frymëzuesi e drejtuesi kryesor i një veprimi me rëndësi historike, babai. Ati i mjekësisë. Ati i filozofisë.
4. fet. Titull fetar që u jepet priftërinjve a murgjve; vet. sh. apostujt, shenjtorët që i kanë sjellë shërbime kishës në veprimtarinë e saj. Atë shpirtëror. Etërit e kishës.
5. fet. Personi i parë i trinisë së shenjtë sipas besimit të krishterë, Zoti.
6. vet. sh., vjet. Paria e vendit, baballarët. Etërit e kombit.
♦ Atë pas ati shih brez pas brezi. Si i ati dhe i biri njësoj janë, i kanë ngjarë shumë njëri-tjetrit (për dy njerëz çfarëdo shumë të ngjashëm në veti, në sjellje, në mendime etj., por zakonisht për atë e bir); bëmë baba të të ngjaj.
ATËMÍ,~A f., zyrt. Atësi, atësim, atëri. Dokumenti mbi atëminë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATËMÍM,~I m. Atësim, atësi. Atëmimi i të porsalindurit. Atëmim ligjor.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATËM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Atësoj, atëroj. Atëmoj vajzën.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATËRÍ,~A f. Atësi. Atëri e fituar ligjërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Atësoj. Atëroj djalin ligjërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATËRÓR,~E mb., libr. 1. Që i përket atit, i babait; që vjen, që rrjedh nga babai. Shtëpia atërore. Trashëgim atëror. E drejta atërore. drejt. Fisi atëror. etnogr. 2. Që është tipar…
Shfaq përkufizimin e plotë →ATËSÍ,~A f., zyrt. 1. Të qenët atë i një fëmije; lidhja që bashkon babanë me fëmijën e vet, të njohurit si atë. E drejta e atësisë. Vërtetimi i atësisë. Njohja e atësisë. Kërkon at…
Shfaq përkufizimin e plotë →ATËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET zyrt. Procesi i të bërit baba i një fëmije përmes anës ligjore; veprimi për t’u sjellë ose për të vepruar si një baba, atëmim, atnim. Atësim i vonuar. Atës…
Shfaq përkufizimin e plotë →ATËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR zyrt., kal. Veproj ose sillem si baba ndaj fëmijës tim ose ndaj një fëmije të birësuar, atëmoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ATËSÓR,~E mb., vjet. Atëror. Përkushtim atësor. Gëzim atësor.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë