Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ASTROBOTANÍK/Ë,~A f., astr., bot. Disiplinë shkencore e astrobiologjisë që studion kushtet e ekzistencës së bimëve në trupat e tjerë qiellorë. Laboratorët e astrobotanikës. Revistë për astrobotanikën.
ASTROBIOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT astr., biol. Ekspert i astrobiologjisë; ai që studion e hulumton jetën në tokë e në gjithësi. Astrobiolog që punon në institutin e astrobiologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASTROBIOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET astr., biol. Eksperte e astrobiologjisë; ajo që studion e hulumton jetën në tokë e në gjithësi. Astrobiologe që gjurmon jetën në gjithësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASTROBIOLOGJÍ,~A f., astr., biol. Shkenca që studion jetën si fenomen planetar me qëllim zbulimin e natyrës themelore të jetës në Tokë dhe jashtë saj; disiplinë shkencore që merret…
Shfaq përkufizimin e plotë →ASTROBIOLOGJÍK,~E mb., astr., biol. Që ka të bëjë me astrobiologjinë, që i përket astrobiologjisë, i astrobiologjisë. Shenjë astrobiologjike. Lëndë astrobiologjike. Qendra për stud…
Shfaq përkufizimin e plotë →ASTROBOLÍZ/ËM,~MI m., mjek. Pikë e diellit, rënie e diellit në kokë, goditje dielli; vdekje ose mpirje nga rrufeja. Vuan nga astrobolizmi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASTROBOTANÍK,~E mb., astr., bot. Që ka të bëjë me astrobotanikën, që i përket astrobotanikës, i astrobotanikës. Hulumtime astrobotanike. Teknologjia e laboratorëve astrobotanikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASTROBOTANÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT astr., bot. Ekspert i astrobotanikës; ai që studion e hulumton kushtet e ekzistencës së bimëve në trupat e tjerë qiellorë. Astrobotanist që hulumto…
Shfaq përkufizimin e plotë →ASTROBOTANÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET astr., bot. Eksperte e astrobotanikës; ajo që studion e hulumton kushtet e ekzistencës ose të mbijetesës së bimëve në gjithësi. Astrobotaniste e…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë