Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ASPÉKT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pamje e pjesshme e diçkaje, e paraqitur në një fotografi, në film etj.; pamje, pjesë. Aspekte nga jeta. Aspekt nga puna. Aspekte nga ndeshjet.
2. Një nga anët ose format në të cilat na paraqitet ose e vështrojmë një send, një dukuri, një çështje etj. Aspekti politik (ideologjik). Aspekti shoqëror (ekonomik, kulturor). Aspekt gjuhësor. Aspekt gjinor. Aspektet e problemit. Në të gjitha aspektet. Nga aspekte të ndryshme. E shoh (e marr) në një aspekt.
3. gjuh. Kategori gramatikore në disa gjuhë, që tregon mënyrën se si rrjedh veprimi. Aspekti i kryer (i pakryer). Aspektet e foljes. Aspekti i përsëritjes. Aspekti i vijimësisë. Aspekti përforcues.
✱Sin.: anë, pamje, pikëpamje, vështrim, këndvështrim, anëvështrim, shikim, këndshikim, anëshikim.
ASPEKTÓR,~E mb., gjuh. Që ka të bëjë me aspektin e foljes. Folje aspektore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë