Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ASNJÁNËS,~E mb., libr. 1. Që nuk merr anë, që nuk i jep krahë, që nuk favorizon asnjërën palë që gjenden në një situatë a në një proces, në një bisedë a në një debat, në një vlerësim a në një garë etj. Njeri asnjanës. Grua asnjanëse. Qëndrim asnjanës. Juri asnjanëse.
2. Që nuk merr anën e asnjërës nga palët ndërluftuese ose kundërshtare, që nuk mban anën as të njërit, as të tjetrit; i paanshëm, neutral. Shtet (vend) asnjanës. Qëndrim asnjanës. Pikëpamje asnjanëse. Politikë asnjanëse. Vëzhgues asnjanës. Palë asnjanëse. Rol asnjanës. Rri asnjanës. U tregua asnjanës.
3. Që nuk mund të shërbejë si fushë luftimi ose për vendosjen e trupave ushtarake (sipas një marrëveshjeje); që nuk i përket as njërës palë, as tjetrës. Fushë (zonë) asnjanëse.
4. filoz. Që është i paanshëm në debate ose në konflikte mendimesh, duke mos marrë anë pavarësisht nga besnikëria apo parapëlqimi.
5. gjuh. Që nuk është as i gjinisë mashkullore, as i gjinisë femërore; që bën pjesë në lakimin e katërt të emrave të shqipes. Gjinia asnjanëse. Emër asnjanës.
6. fiz. Që nuk ka ngarkesë as pozitive, as negative. Përcjellës asnjanës. Transmetim asnjanës.
7. kim. Që nuk jep as reaksion acid, as reaksion bazik. Kripë asnjanëse. Tretësirë asnjanëse. Okside asnjanëse.
✱Sin.: i paanshëm, neutral.
ASNJANËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. 1. Të qenët asnjanës, gjendja e atij që nuk mban anën e asnjërës palë në një mosmarrëveshje, grindje, kundërshtim, proces, vlerësim, garë etj. E sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →ASNJANËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Asnjanësi, neutralizim. Asnjanësimi i veprimtarisë së dikujt. Asnjanësimi i ndikimit. Asnjanësimi i zjarrit të armikut. Zbatohen fushata për asnj…
Shfaq përkufizimin e plotë →ASNJANËSÍSHT ndajf., libr. Pa marrë anën e asnjërës prej palëve kundërshtare në një mosmarrëveshje, në një grindje, në një luftë etj.; paanësisht. Veproi asnjanësisht. Arbitroj asn…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ASNJANËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vet. v. III 1. vetv. Bëhet asnjanës, bëhet i paanshëm, neutral. Asnjanësohet shpejt. U asnjanësuan marrëdhëniet midis tyre.2. pës. e ASN…
Shfaq përkufizimin e plotë →ASNJANËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. E bëj një shtet ose një vend të jetë asnjanës, të jetë i paanshëm. Ai i ka politizuar dhe i ka asnjanësuar grupet.2. I heq mundësinë të …
Shfaq përkufizimin e plotë →ASNJANËSÚAR (i, e) mb. Që është bërë asnjanës, i paanshëm; që është asnjanësuar. ✱Sin.: i asnjanshëm, i asnjanët, i paanshëm, i paanësuar, i neutralizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASNJANËSÚES,~E mb., spec. Që i heq vetitë acide ose vetitë e tjera karakteristike dhe e bën diçka asnjanëse, neutralizues. Rol (veprim, funksion) asnjanësues.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASNJANSHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Asnjanësi, paanësi, neutralitet. Asnjanshmëria e tij. Asnjanshmëria e shtresës intelektuale.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASNJÁNSH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. I paanshëm, i asnjanët, neutral.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASNJÁNËT (i, e) mb. Që nuk mban anën e asnjë pale, që vlerëson pa anësim e pa paragjykime. Ai është i asnjanët. Qëndroj e asnjanët. Mendim i asnjanët. I asnjanët fetarisht.✱Sin.: i…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë