Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ASKÚRRAJ ndajf. Askurrë, kurrë. Askurraj mos eja. S’doli në fjalë askurraj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRFÁRË pacak. Asnjë lloj, asnjë prej tyre, as edhe më të voglën. Askurrfarë pune. Askurrfarë shenje. Askurrfarë ujdie s’bënë.✱Sin.: asfarë, kurrfarë, fare, hiç.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRKÁH ndajf., krahin. Në asnjërën anë. Askurrkah nuk gjeti shpëtim. S’u dëgjua askurrkah.✱Sin.: askah, kurrkah, asgjëkund.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRKÚJT pacak. Askujt, kurrkujt. Askurrkujt nuk i dolën para. Askurrkujt nuk i frikësohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRKÚND ndajf. Askund, kurrkund, Asgjëkund. Nuk zë vend askurrkund. Nuk gjen qetësi askurrkund.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRKÚSH pacak. Askush, kurrkush, asnjeri. Askurrkush s’e dinte. Si askurrkush.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRKË́ND pacak. Askënd, kurrkënd, asnjeri. Askurrkënd nuk e ftuan.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRNJË́ pacak. Asnjë, kurrnjë. Askurrnjë lajm s’morëm. Askurrnjë gjë s’blemë. Askurrnjë nuk pamë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRQÝSH ndajf. Në asnjë mënyrë, kurrqysh, fare. Askurrqysh s’u morëm vesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKÚRRË ndajf. Kurrë ndonjëherë, asnjëherë tjetër. Si askurrë. Askurrë më nuk u pa.✱Sin.: kurrnjëherë, asnjëherë, kurrë, askurrnjëherë, askurraj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë