Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ASKURRFÁRË pacak. Asnjë lloj, asnjë prej tyre, as edhe më të voglën. Askurrfarë pune. Askurrfarë shenje. Askurrfarë ujdie s’bënë.✱Sin.: asfarë, kurrfarë, fare, hiç.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRGJË́ pacak. Asgjë prej gjëje, as gjënë më të vogël. Askurrgjë s’tha. Nuk diti askurrgjë.✱Sin.: asgjë, kurrgjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRKÁH ndajf., krahin. Në asnjërën anë. Askurrkah nuk gjeti shpëtim. S’u dëgjua askurrkah.✱Sin.: askah, kurrkah, asgjëkund.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRKÚJT pacak. Askujt, kurrkujt. Askurrkujt nuk i dolën para. Askurrkujt nuk i frikësohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRKÚND ndajf. Askund, kurrkund, Asgjëkund. Nuk zë vend askurrkund. Nuk gjen qetësi askurrkund.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRKÚSH pacak. Askush, kurrkush, asnjeri. Askurrkush s’e dinte. Si askurrkush.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRKË́ND pacak. Askënd, kurrkënd, asnjeri. Askurrkënd nuk e ftuan.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRNJË́ pacak. Asnjë, kurrnjë. Askurrnjë lajm s’morëm. Askurrnjë gjë s’blemë. Askurrnjë nuk pamë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKURRQÝSH ndajf. Në asnjë mënyrë, kurrqysh, fare. Askurrqysh s’u morëm vesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKÚRRË ndajf. Kurrë ndonjëherë, asnjëherë tjetër. Si askurrë. Askurrë më nuk u pa.✱Sin.: kurrnjëherë, asnjëherë, kurrë, askurrnjëherë, askurraj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë