Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ASKÉT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. 1. Njeri që për arsye shpirtërore ose fetare, bën një jetë të vetmuar, të ashpër e të rëndë, duke e munduar veten dhe duke hequr dorë nga gëzimet e jetës; murg. Jeta e asketit. Fytyrë asketi. Rregulla prej asketi.
2. Njeri që heq dorë nga gëzimet e jetës dhe që bën jetë të ashpër, me vuajtje e mundime. Sillet si asket.
ASKÉT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. fet. Ajo që për arsye shpirtërore ose fetare, bën një jetë të vetmuar, të ashpër e të rëndë, duke e munduar veten dhe duke hequr dorë nga kënaqësitë e…
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKETÍK,~E mb. Që ka të bëjë me asketizmin; që ka të bëjë me asketin, që është karakteristik për mënyrën e jetesës së asketit. Jetë asketike. Veshje asketike. Moral asketik.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASKETÍZ/ËM,~MI m. 1. Doktrinë fetare që predikon të hequrit dorë nga gëzimet e jetës dhe zgjedhjen e jetës vetmitare për të arritur përsosurinë morale. Asketizmi fetar. Kundërshton…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë