Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ASISTÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. Ndihmë që jepet nga individë, organizata, institucione shtetërore, shoqata humanitare për të mbështetur njerëz a grupe në nevojë; ndihmë që i jepet një shteti, një institucioni, një biznesi, një ndërmarrjeje si përkrahje për t’u zhvilluar (mbështetje financiare, mbështetje materiale, mbështetje ekonomike, mbështetje intelektuale, mbështetje mjekësore etj.). Asistencë financiare. Asistencë praktike. Asistencë mjekësore. Asistencë komunikacioni. Asistencë sociale.
✱Sin.: ndihmë, mbështetje, përkrahje, mbikëqyrje, shërbim, kujdes.
ASISTÉNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Ndihmës i një profesori universitar, i një mjeku, i një inxhinieri etj. Asistent i inxhinierit. Asistent i profesorit (i regjisorit). Mjek asist…
Shfaq përkufizimin e plotë →ASISTÉNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ndihmëse e një profesori universitar, e një mjeku, e një inxhinieri etj. Asistente e profesorit. Mjeke asistente. 2. Titulli fillestar i atij ose e…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë