Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ASHTÚ ndajf. 1. Në atë mënyrë (për mënyrën se si kryhet veprimi); si mendohet a si dëshirohet, si është pranuar më parë ose si presim të jetë. Ashtu sillet. Ashtu thonë. Nuk ecet më ashtu. Nuk është ashtu. Ashtu e ka bërë. Ashtu deshi. Ashtu duhej. Ashtu u bëftë! Ashtu qoftë! dua me gjithë zemër që të jetë a të bëhet në atë mënyrë.
2. Në po atë mënyrë, në po atë gjendje, njësoj (përdoret si fjalë e bashkëlidhur në fjalinë kryesore edhe me lidhëza të tjera në krahasime). Ashtu... ashtu... Si... ashtu... Si... ashtu edhe... Ashtu si... ashtu (edhe)... Ashtu si kujtoja, ashtu ju gjeta. Ashtu si ishte, ashtu mbeti.
3. As mirë, as keq, çka, disi; në një farë mënyre, njëfarësoj (zakonisht në përgjigje).
4. Në atë gjendje, si është; aq (për të shënuar shkallën e një cilësie, një veprimi a një gjendjeje; aq mirë, aq bukur, aq keq etj.) E pa ashtu të shtrirë. Ashtu i zemëruar siç qe. Ashtu siç qe erdhi.
5. Pa ndonjë qëllim të caktuar, pa një pikësynim të qartë, kot. Ashtu kot. Ashtu pa dashur. Ashtu vetë. Ashtu ndodhi.
6. Përdoret në fillim të fjalive pyetëse ose si përgjigje për të shprehur habi a kundërshtim për atë që na kumtohet. Ashtu, ë? Ashtu thua?
7. Siç duhet të jetë, shumë mirë, në rregull. Ashtu, shumë mirë! Ashtu, të lumtë! Ashtu, më rrofsh!
8. si fj. ndërm., bised. Përdoret në fillim të fjalive që përmbyllin një mendim, me kuptimin: kështu, atëherë. Ashtu, u ngrit e hapi derën. Ashtu, foli e u nis.
9. si lidh. Përdoret për të lidhur një fjali të varur krahasore ose mënyrore me fjalinë drejtuese. Fliste ashtu siç kishte folur i ati.
10. si pj., bised. Afërsisht, rreth, pothuajse. Ashtu si nga mbrëmja. Ashtu si dje. Ashtu nga maji.
ASHT,~II m. sh. ÉSHTRA, ÉSHTRAT 1. Eshtër. Ashti i krahut (i këmbës). Ashti i kokës. Lugë ashti. Pa iu pjekur ashti pa iu forcuar kocka. (Deri) në asht deri në kockë, shumë thellë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ASHT,~III m. sh. ~A, ~AT bot. Bimë barishtore njëvjeçare e livadheve, me gjethe të vogla e të rralla në trajtë vezake, me lule ngjyrëvjollcë dhe me kërcell të degëzuar, që kur këpu…
Shfaq përkufizimin e plotë →ASHTÁK,~E mb. Që ka eshtra, që është me eshtra. Duar ashtake. Fytyrë ashtake. Mbulesë ashtake.✱Sin.: eshtëror, i eshtërt, kockor, ashtor, ashtëror.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që lufton me ashtë, me shtizë, kalorës luftarak me ashtë. ✱Sin.: heshtar, shtizar, shtizëmbajtës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁSHT/EM jovep., ~A (u), ~UR fig., vetv. Eshtërohem. Ashtet kërcja.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁSHTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Eshtërim, ashtërim, kockëzim, të qenët prej ashti. Ashtja e kresë. Ashtja e legenit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASHTNÍ,~A f., përmb. Eshtëri, eshtërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁSHTË (i, e) mb. Që ka përmbajtje ashti, që ka shumë kocka. Njeri i ashtë. Bagëti e ashtë. Krehër i ashtë.✱Sin.: i eshtërt, eshtëror, kockor.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁSHT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Ahishtë; pyll ahu.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASHT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT krahin., vjet., usht. Armë e moçme e bërë me një dru të gjatë e me majë të hekurt, që përdorej në sulm për të shpuar. Maja e ashtës. E goditi me ashtë. E…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë