Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ASHPËRÚAR (i, e) mb. 1. Që i është bërë sipërfaqja e ashpër, që është plasaritur. Duar të ashpëruara. Fytyrë e ashpëruar.
2. I zemëruar keq, i egërsuar me dikë, që është bërë më i rreptë e i vrazhdë. Erdhi i ashpëruar. Me zë të ashpëruar.
3. I ashpërsuar1. Gjendje e ashpëruar. Marrëdhënie të ashpëruara.
ASHPËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III E bën sipërfaqen të ashpër, e plasarit, e egërson. Të ashpëron duart. Ashpëroi dyshemenë.
2. fig. E bëj më të ashpër, më të rreptë; e bëj më pak të ndjeshëm. E ashpëroi jeta. Ia ashpëroi zemrën. Ia ashpëroj plagën.
3. Ashpërsoj1. I ashpëroi punët. Ashpëruan miqësinë.
ÁSHPËR (i, e) mb. 1. Që e ka sipërfaqen me të dala të vogla, që nuk është i lëmuar në të prekur, që të gërvisht lëkurën kur e prek; kund. i butë. Letër e ashpër. Lëkurë (pëlhurë) e…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁSHP/ËR,~RIT (të) as. Ashpërsi në sjellje e në fjalë; kund. të butë. I foli (e pyeti, iu përgjigj) me të ashpër. E zuri me të ashpër. Të ashprit nuk i kishte hije asaj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁSHPËR ndajf. 1. Me thërrmija të mëdha, me kokrriza jo të imëta, trashë, egër. Bluaj ashpër. I thërrmuar ashpër. 2. fig. Në mënyrë të rreptë e të përgjakshme; pa mëshirë, me egërsi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ASHPËRÁK,~E mb. Që e ka leshin të ashpër (për dhentë). Dele ashpërake. Qime ashpërake. Flokë ashpërake.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASHPËRÁN,~E mb. Që është i ashpër, i rreptë, i egër. Djalë ashpëran. Tokë ashpërane. Lëkurë ashpërane.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASHPËRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ashpërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →ASHPËRÍ,~A f. 1. Ashpërsi1-5. Ashpëria e dimrit. Ashpëria e zërit. Flet me ashpëri. 2. Kohë me të ftohtë të madh, mot i ashpër. Mban ashpëri. Na zuri ashpëria. Ashpëria i mbylli br…
Shfaq përkufizimin e plotë →ASHPËRÍM,~I m. 1. Të qenët i ashpër, i vrazhdë, i rreptë. Ashpërimi i motit. Ashpërimi i zërit. Ashpërim i duarve. Ashpërim i sjelljes.2. Ashpërsi. Flet me ashpërim. Thërret me ash…
Shfaq përkufizimin e plotë →ASHPËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III E bën sipërfaqen të ashpër, e plasarit, e egërson. Të ashpëron duart. Ashpëroi dyshemenë.2. fig. E bëj më të ashpër, më të rreptë; e …
Shfaq përkufizimin e plotë →ASHPËRSÍ,~A f. 1. Të qenët i ashpër, me sipërfaqe me të dala të vogla, jo i lëmuar; kund. butësi. Ashpërsia e sipërfaqes. Ashpërsia e duarve. 2. Të qenët me male të larta e me shkë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë