Fjalori
ASHKËLOHET

ASHKËL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet ashkla, çahet (druri), spirrohet, copëtohet. Ky dru ashkëlohet lehtë. S’ashkëlohet dot cungu.
2. pës. e ASHKËLÓJ.
Sin.: ashkëtohet, çikëlohet, cokëlohet, ciflohet, spicoset, tishkohet, zdrugohet.


Rezultate të ngjashme

ÁSHK/ËL,~LAI f. sh. ~LA, ~LAT Ashkë, copë e vogël dhe e hollë që shkëputet nga një dru kur e çajmë a e presim me sëpatë; copë e vogël, rrip i ngushtë që del nga një send prej metal…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ASHKËL,~AII f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Laburnum alpinum) Ajdësi i alpeve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ASHKËL,~AIII f. sh. ~A, ~AT Qepallë, kapak syri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ASHKËLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ashkëloj ose kur ashkëlohet një dru, një metal etj. 2. Nxjerrje e ashklave nga punimi i drurit a i metalit.Sin.: çikëlim, cokëlim, ciflim…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÁSHKËLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Copë lëvozhge, lëvoreje ose lëkure e diçkaje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ASHKËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Ashkalis, e bëj ashkla diçka; e çaj, e spirroj, e copëtoj. Ashkëloj një kërcu. Ashkëloj një dru.2. jokal. Bëj ashkla kur çaj a pres një dru ose k…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ASHKËLÚAR (i, e) mb. I ashkalisur, i çarë në ashkla, i bërë ashkla. Dërrasë e ashkëluar. Sin.: i ashkëtuar, i çikëluar, i cokëluar, i cifluar, i spicosur, i tishkuar, i zdruguar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ASHKËLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të ashkëlohet, që ashkëlohet; kund. i paashkëlueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.