Fjalori
ASET

ASÉT,~I m. sh. ~E, ~ET ek., fin. Burim ekonomik, pasuri, që një individ, një biznes ose një entitet tjetër ka ose drejton a qeveris për të përfituar prej tyre në një të ardhme; para, pronapaluajtshme, pajisje, investime dhe pasuri tjetër, që ka vlerë ekonomike dhemundpërdoret për të krijuarardhura. Asetemëdha. Asetepaluajtshme. Asete materiale (jomateriale). Asete reale. Asete financiare. Asete për marrjen e fondeve afatshkurtra (afatgjata).
Sin.: pasuri, burim, mall, resurs.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: AS
AS

AS,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Letër loje, e parangjyrën e vet, që ka vetëm një shenjë në mes; njëshi, letra kryesore. Asi spathi (kupë). Hedh asin. Marr me as.
2. sh. edhe ~Ë, ~ËT fig. Njeri i shquar, me aftësiveçanta në një fushëcaktuar, i pari. As i skuadrësfutbollit. As i kinematografisë. As i aviacionit.
I doli asi (dikujt) libr. shih i doli fati (dikujt). Ka asin në dorë (dikush) libr. ka mjetin a mënyrën më të mirë për të bërë diçka, për të fituar a për të goditur dikë. Luaj asin e fundit libr. përdor të vetmen mundësikam a mjetin e vetëm që më ka mbetur për t’ia arritur diçkaje, pasi kam provuargjitha mënyrat e mjetet e tjera për t’ia dalë derifund; nuk kam ç’të bëj më; luaj (hedh) gurin e fundit; luaj letrën (kartën) e fundit. E mban (e ka) asin në mëngë (dikush) libr. ka një mjet a një mënyrëfshehtë për ta përdorur kur duhet a në çastin vendimtar. Nxjerr asin nga mënga (dikush) libr. përdor mjetin a mënyrën më të fortë e më të përshtatshme, që e ka mbajturfshehtë për çastin vendimtar.

AS

AS,~III m. sh. ~E, ~ET hist. Monedhë e vogël romake prej bakri. Okë e as fare lirë.

AS

AS lidh. 1. Përdoretfjalitë mohuese, e përsëritur para gjymtyrëve homogjene ose para fjalivebashkërenditura. As ujë, as bukë. As e njoh, as e di. As më hahet, as më pihet. As jap, as marr. As vrenjtet, as kthjellohet. As me ne, as me ata. As në fshat, as në qytet.
2. Përdoret para gjymtyrës së fundit, homogjene me gjymtyrët e mëparshme të së njëjtës fjali mohuese. Nuk e takovavëllanë, as të nipin. Nuk foli e ëma, as e bija.
3. Përdoret e përsëritur para gjymtyrëve të një fjalie, në të cilën zakonisht folja me mohimin nënkuptohet. As po, as jo. As mirë, as keq. As sot, as mot. As unë, as ti. As andej, as këtej.
4. Përdoret në një varg togjesh të qëndrueshme frazeologjike me vlerë mohuese. As të ngroh, as të ftoh. As mish, as peshk. As nam, as nishan. As në qiell, as në tokë. As turbullon, as kthjellon.

AS

AS pj. 1. Përdoret zakonisht me folje për të grishur dikë që të fillojëflasë a të veprojë, për të zbutur një urdhër a për ta paraqitur si lutje, ose për të shprehur qëndrimin emocionalfolësit. As ia merr një kënge. As na thua. As më flet një fjalë! As m’i fal ti sytë e zinj!
2. Përdoret, e ndjekur shpesh nga edhe, për të përforcuarshumë mendiminshpreh fjalia, me kuptimafërt me “qoftë (edhe)”, “bile, madje”. As unë nuk e di. As edhe një.
3. Përdoret zakonishtkrye të një fjalie, e ndjekur nga , për të përforcuar mohimin, në vend të pjesëzës nuk ose së bashku me të. As nuk e pa. As e kishte ndër mend. As që do t’ia dijë.
4. Përdoret kur flitet për kohë, moshë, madhësi etj., që ende nuk është arritur, nuk është plotësuar. As dy ditë punë. As pesë minuta. As gjashtë muajsh. As dy hapa larg.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.