Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARTEFÁKT,~I m. sh. ~E, ~ET Objekt a gjësend druri, guri, ashti, qeramike (enë, armë, stoli, monedha etj.), i prodhuar, i modifikuar dhe i përdorur nga njerëzit nëpër kohë; objekt arti me rëndësi historike dhe kulturore, që dëshmon për jetën dhe veprimtarinë e njerëzve në të shkuarën, gjetur gjatë gërmimeve dhe studimeve arkeologjike të vendbanimeve të lashta, të varrezave, të tempujve dhe të vendeve të tjera historike; krijim artizanal artificial. Artefakt kulturor. Studimi i artefakteve. Rëndësia historike e artefakteve. Krahasimet e artefakteve. Veçoritë e artefakteve. Artefaktet – dritare e së kaluarës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë