Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARSÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka arsye, që i punon mendja, i logjikshëm. Qenie e arsyeshme.
2. Që arsyeton drejt, që mendon, gjykon e vepron në mënyrë të mençur e logjike, të arsyetueshme e të argumentueshme; i logjikshëm, i gjykueshëm. Njeri i arsyeshëm. Fëmijë i arsyeshëm. Nxënës të arsyeshëm.
3. Që bazohet në arsye; i matur e i peshuar mirë, i përmbajtur. Mendim (veprim) i arsyeshëm. Sjellje e arsyeshme. Zgjidhje e arsyeshme. Fjalë të arsyeshme. Kërkesë e arsyeshme. Vendime (veprime) të arsyeshme. Kërkesë e arsyeshme.
4. Që përligjet nga një shkak ose nga rrethanat e krijuara, që shpjegohet me një arsye; i përligjur. Mungesë e arsyeshme. E shoh (e quaj, e gjej) të arsyeshme.
5. Që pranohet nga arsyeja, që është i menduar e i gjykuar me kujdes; jo i tepruar, jo i lartë (për çmimet etj.). Çmime të arsyeshme. Pagesë e arsyeshme. Me kushte të arsyeshme. Në mënyrë të arsyeshme.
✱Sin.: i drejtë, i matur, i përmbajtur, i kuptueshëm, i logjikshëm, i arsyetueshëm, i gjykueshëm, i përligjur, i gjykueshëm, i arsyetueshëm, i pranueshëm, i mbështetshëm, racional.
ARSÝESHËM ndajf. Në mënyrë të arsyeshme, të logjikshme; duke i matur e duke i peshuar mirë fjalët, sjelljet e veprimet. Flet arsyeshëm. Sillet arsyeshëm. Plotësisht arsyeshëm.
✱Sin.: logjikshëm, arsyeshëm, gjykueshëm, kuptueshëm, mençurisht, maturisht, drejt.
ARSYESHMËRÍ,~A f. Të qenët i arsyeshëm, të qenët i logjikshëm, të qenët i drejtë e i matur. Arsyeshmëri e fortë. Arsyeshmëria e veprimit. Arsyeshmëria e kërkesës. Njeri me arsyesh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë