Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARS/ÉJI vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. I jap arsim dikujt, i jap dituri, e mësoj; arsimoj. Arsej fëmijët. Arseu pesë breza shkollarësh.
2. Qortoj, këshilloj; edukoj, e mësoj dikë si të sillet; stërvit. Arsej me fjalë të mira. Arsej qenin (ogiçin).
✱Sin.: arsimoj, mësoj, dituroj, edukoj, stërvit, ushtroj, këshilloj.
ARS/ÉJII vep., ~ÉVA, ~ÝER krahin., kal. 1. Largoj dhunshëm dikë nga dhoma, nga shtëpia, nga vendi; nxjerr me forcë jashtë a me të keq. Arsej nga shtëpia. Arsej nga lagjja. Arsej nga toka. Arsej qentë.
2. fig. E nxjerr nga duart një punë, i jap fund një pune, përfundoj, kryej; e rregulloj një çështje a një punë. Arseva shtëpinë. Arseva shkollën.
✱Sin.: dëboj, përzë, ndjek, largoj, shpor, emigroj, kryej, përfundoj, rregulloj.
ARS/ÉJIII vep., ~ÉVA, ~ÝER krahin., kal. 1. Ftilloj; kuptoj, qartësoj. E arseva atë që kishte ndodhur.
2. Rehatoj kafshët (gjënë) në darkë. A i arseve delet?
3. Vë fëmijët në gjumë. Arseu fëmijët pas darkës.
✱Sin.: ftilloj, kuptoj, qartësoj, kthjelloj, shtjelloj, sqaroj, shkoqit, shpleks, zgjidh, rehatoj.
ARSENÍK,~U m., kim. 1. Element kimik i fortë, me ngjyrë të përhimët e me shkëlqim metalik dhe veti helmuese, që gjendet në natyrë në shumë minerale (simboli As); metaloid, që ka ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARSENIKÓR,~E mb., kim. Që ka të bëjë me substanca që përmbajnë arsenik në një gjendje të veçantë oksidimi. Substanca arsenikore helmuese. Helmimi arsenikor.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë