Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARSENÍK,~U m., kim. 1. Element kimik i fortë, me ngjyrë të përhimët e me shkëlqim metalik dhe veti helmuese, që gjendet në natyrë në shumë minerale (simboli As); metaloid, që ka veti të metaleve dhe të jometaleve. Arsenik i verdhë (i zi). Arsenik i bardhë.
2. Lëndë shumë e helmët, e përbërë nga ky trup i thjeshtë dhe nga oksigjeni, që përdoret në bujqësi, në industri, në metalurgji, në industrinë elektronike, në mjekësi etj.; bar minjsh. Arseniku i plumbit. Helmim nga arseniku.
ARSENIKÓR,~E mb., kim. Që ka të bëjë me substanca që përmbajnë arsenik në një gjendje të veçantë oksidimi. Substanca arsenikore helmuese. Helmimi arsenikor.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARSENÍT,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Përbërës i arsenikut me shkallë të lartë helmimi, i rëndësishëm në industri, në kimi, në bujqësi, në mjekësi, që përdoret edhe si dezinfektues dhe si…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë