Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARROGÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që sillet me përbuzje e nënçmim ndaj të tjerëve, që refuzon mendimet e kritikat e të tjerëve, që shpërfill ndjenjat, nevojat e të tjerëve; ai që ka vetëvlerësim të tepruar. Arrogant në të folur e në veprime. Gjuha e arrogantit. Qëndrim i arrogantit. U tregua arrogant.
✱Sin.: mendjemadh, i vrazhdë, i pakulturë, fyes, nënçmues, përçmues, përbuzës, mospërfillës.
ARROGÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që sillet me përbuzje e nënçmim ndaj të tjerëve, që refuzon mendimet e kritikat e të tjerëve, që shpërfill ndjenjat e nevojat e të tjerëve; ajo që…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARROGÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. Sjellje e vrazhdë, e pakulturuar; qëndrim përbuzës e mospërfillës kundrejt të tjerëve, trajtimi i të tjerëve me mendjemadhësi, me nënvlerësim e n…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë