Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARROGÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. Sjellje e vrazhdë, e pakulturuar; qëndrim përbuzës e mospërfillës kundrejt të tjerëve, trajtimi i të tjerëve me mendjemadhësi, me nënvlerësim e në mënyrë fyese; mungesa e respektit, mospërfillje për ndjenjat, nevojat ose mendimet e të tjerëve. Arrogancë politike. Flet (sillet) me arrogancë. Arrogancë e paparë. Arroganca e njeriut. Shembujt e arrogancës.
✱Sin.: mendjemadhësi, vrazhdësi, pakulturë, fyerje, nënçmim, përçmim, përbuzje.
ARROGÁNT,~E mb. Që sillet a që vepron me arrogancë, që është i vrazhdë, fyes e përbuzës; që shpreh arrogancë. Njeri arrogant. Qëndrim (ton) arrogant. Sjellje arrogante. ✱Sin.: mend…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARROGÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që sillet me përbuzje e nënçmim ndaj të tjerëve, që refuzon mendimet e kritikat e të tjerëve, që shpërfill ndjenjat, nevojat e të tjerëve; ai që…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARROGÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që sillet me përbuzje e nënçmim ndaj të tjerëve, që refuzon mendimet e kritikat e të tjerëve, që shpërfill ndjenjat e nevojat e të tjerëve; ajo që…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë