Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARRÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të arrihet; që mund të bëhet, që mund të vihet në jetë; i mbërrishëm, i mundshëm; kund. i paarritshëm. Qëllim i arritshëm. Rezultate të arritshme. Fitore e arritshme.
2. Që mund të kuptohet, i kapshëm, i kuptueshëm; kund. i paarritshëm.
✱Sin.: i mbërritshëm, i mundshëm, i sendërtueshëm, i realizueshëm, i kuptueshëm, i kapshëm.
ARRITSHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Arritje. Arritshmëri e lartë (e ulët). Arritshmëri e pritur (e papritur).✱Sin.: mbërritshmëri, mbërritje, arritje, sukses, rezultat.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë