Fjalori
ARRAKATUR

ARRAKÁTUR (i, e) mb. Që nuk rehatohet, që është i shpërndarë, që s’mundpërmblidhet në një vend. Djalë i arrakatur. Plakë e arrakatur.
Sin.: i parehatuar, i pashtruar, i çrregullt, i trazuar.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ARRAKAT
ARRAKAT

ARRAKÁT,~E mb., bised. 1. Që nuk rritufëbashku me bagëtitë e tjera, që shkëputet veçan nga tufakullotë. Dele (dhi) arrakate. Delen arrakate e ha ujku. (fj. u.).
2. Që nuk mblidhetshtëpi a në punë, që bredh poshtë e përpjetë, i pashtruarfamilje, në punë a në shkollë, bredharak. Djalë (nxënës) arrakat. Është bërë arrakat.
*Dhi arrakate shar.
Sin.: i çrregullt, i pashtruar, shkatarraq, i shthurur, i shtrembër, endacak, bredharak, endës, shtegtar.

ARRAKAT

ARRAKÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk mblidhetshtëpi a në punë, që bredh poshtë e përpjetë; njeri i pashtruar e i parehatuar. Është arrakat.


Rezultate të ngjashme

ARRAKÁT vep., ~A, ~UR bised., kal. Shpërndaj sa andej e këtej pa rregull; shpërhap në drejtime të ndryshme, përndaj sa andej-këtej; hallakat. E arrakati bagëtinë. I arrakati gjërat…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARRAKÁT,~E mb., bised. 1. Që nuk rri në tufë së bashku me bagëtitë e tjera, që shkëputet veçan nga tufa në kullotë. Dele (dhi) arrakate. Delen arrakate e ha ujku. (fj. u.). 2. Që n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARRAKÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk mblidhet në shtëpi a në punë, që bredh poshtë e përpjetë; njeri i pashtruar e i parehatuar. Është arrakat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARRAKÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nuk mblidhet në shtëpi a në punë, që nuk rehatohet, që bredh poshtë e përpjetë. Njihet si arrakate.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ARRAKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv., vet. v. III Shkëputet nga tufa dhe endet vetëm nëpër kullotë, shpërndahet sa andej e këtej, në mënyrë të çrregullt. U arrakatën dhi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARRAKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Shpërndarje andej-këtej, parregullsi, çrregullim. Ndodhi një arrakatje. Arrakatje e pakuptueshme. Sin.: shpërhapje, shpërndarje, hapërdarje, përndarje…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARRAKÁTËM (i, e) mb., krahin. Arrakat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARRAKÁÇ/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Primula veris) Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe të dhëmbëzuara anash, me lule të verdha ose të bardha në të kuqërreme, që çelin në …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ARRAKÁÇ/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET krahin., bot. (lat. Rosa canina) Trëndafil i egër, ferrëkaçe, ferrëbardhë. Mblodha arrakaçe. Më shpoi arrakaçja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.