Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ARRAKÁT vep., ~A, ~UR bised., kal. Shpërndaj sa andej e këtej pa rregull; shpërhap në drejtime të ndryshme, përndaj sa andej-këtej; hallakat. E arrakati bagëtinë. I arrakati gjërat gjithandej.
✱Sin.: shpërhap, shpërndaj, hapërdaj, përndaj, hallakat, tarashkat, shkapërdaj, shkapërderdh, sorollat, vërdallos, tarahit, tarahend.
ARRAKÁT,~E mb., bised. 1. Që nuk rri në tufë së bashku me bagëtitë e tjera, që shkëputet veçan nga tufa në kullotë. Dele (dhi) arrakate. Delen arrakate e ha ujku. (fj. u.).
2. Që nuk mblidhet në shtëpi a në punë, që bredh poshtë e përpjetë, i pashtruar në familje, në punë a në shkollë, bredharak. Djalë (nxënës) arrakat. Është bërë arrakat.
♦ *Dhi arrakate shar.
✱Sin.: i çrregullt, i pashtruar, shkatarraq, i shthurur, i shtrembër, endacak, bredharak, endës, shtegtar.
►ARRAKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv., vet. v. III Shkëputet nga tufa dhe endet vetëm nëpër kullotë, shpërndahet sa andej e këtej, në mënyrë të çrregullt. U arrakatën dhi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARRAKÁT vep., ~A, ~UR bised., kal. Shpërndaj sa andej e këtej pa rregull; shpërhap në drejtime të ndryshme, përndaj sa andej-këtej; hallakat. E arrakati bagëtinë. I arrakati gjërat…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARRAKÁT,~E mb., bised. 1. Që nuk rri në tufë së bashku me bagëtitë e tjera, që shkëputet veçan nga tufa në kullotë. Dele (dhi) arrakate. Delen arrakate e ha ujku. (fj. u.). 2. Që n…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARRAKÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk mblidhet në shtëpi a në punë, që bredh poshtë e përpjetë; njeri i pashtruar e i parehatuar. Është arrakat.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARRAKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Shpërndarje andej-këtej, parregullsi, çrregullim. Ndodhi një arrakatje. Arrakatje e pakuptueshme. ✱Sin.: shpërhapje, shpërndarje, hapërdarje, përndarje…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARRAKÁTUR (i, e) mb. Që nuk rehatohet, që është i shpërndarë, që s’mund të përmblidhet në një vend. Djalë i arrakatur. Plakë e arrakatur. ✱Sin.: i parehatuar, i pashtruar, i çrregu…
Shfaq përkufizimin e plotë →ARRAKÁTËM (i, e) mb., krahin. Arrakat.
Shfaq përkufizimin e plotë →ARRAKÁÇ/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Primula veris) Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe të dhëmbëzuara anash, me lule të verdha ose të bardha në të kuqërreme, që çelin në …
Shfaq përkufizimin e plotë →ARRAKÁÇ/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET krahin., bot. (lat. Rosa canina) Trëndafil i egër, ferrëkaçe, ferrëbardhë. Mblodha arrakaçe. Më shpoi arrakaçja.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë